Gëzim Aliu

Gëzim Aliu

Gëzim Aliu (1977) është shkrimtar, studiues i letërsisë, eseist; doktor i shkencave në letërsi. Është punonjës shkencor në Institutin Albanologjik të Prishtinës. Ka botuar librin studimor “Diskurset e ideve në prozën e Kadaresë“ (2007), romanin “Në Klubin e të shëmtuarve“, i cili është shpërblyer me Çmimin Kombëtar si romani më i mirë i vitit 2009 nga Ministria e Kulturës e Kosovës, përmbledhjen me tregime “Libri i fundit“ (2012) dhe romanin “Katedralja pa kryq” (2014). Është bashkëthemelues i Klubit të Shkrimtarëve të Kosovës dhe anëtar i PEN Qendrës së Kosovës. Ka marrë pjesë në programin “Writer in Residence 2012“ të KulturKontakt-it, në Vjenë. Pjesë të krijimtarisë së tij letrare janë përkthyer në gjermanisht, boshnjakisht dhe anglisht.

Librat:
Libri i fundit
Katedralja pa kryq