Në bisedë me Gilles Vanderpooten
Autori: Stéphane Hessel
Viti i botimit: 2012Faqe: 56
ISBN: 978-9951-613-02-6
> Amazon
Luftëtari francez i Rezistencës dhe autori i suksesshëm 94 vjeçar Stéphane Hessel përsëri e merr fjalën: Pas suksesit që pati me “Indinjohuni!” ai thërret për një botë më të mirë me librin e tij “Angazhohuni”. Në bisedë me gazetarin Gilles Vanderpooten ish-diplomati Stéphane Hessel paraqet pikëpamjet e tij për t’u angazhuar në jetë.
Për një botë të tillë komplekse, mendon Hessel, nevojiten edhe strategji komplekse. Por rezistenca nuk guxon të ndodhë vetëm në kokë – ne duhet të veprojmë edhe me mjete demokratike siç janë protestat, puna e përbashkët në dimensione ndërkombëtare dhe gjithsesi angazhimi individual politik në hapa të vegjël. Por një gjë na nevojitet gjithsesi: besimi që një angazhim i vogël i yni mund ta ndryshojë botën.