Ore leximi nga biografia e Aleksander Moisiut pas Berlinit dhe Prishtinë edhe në Londër.
Me 7 shtator 2018 në ora 18:00
Në Café Koha, 10-11 St Martin’s Ct, London WC2 4AJ
Shtepia botuese PA dhe Qendra Multimedia ju fton të bashkangjiteni në promovimin e librit biografik në gjuhën shqipe, të aktorit të madh shqiptar “Aleksandër Moisiu. Trieshtë – Berlin – Nju Jork . Një legjendë aktrimi” nga autori gjerman Rüdiger Schaper.
Aktori shqiptar i cili karrierën e tij e filloi në Austri, e zhvilloi në Berlin e në tërë botën, ndërsa e përfundoi ne Itali, Aleksandër Moisiu, mbetet një ndër figurat më të rëndësishme të kulturës shqiptare. Moisiu, i cili vdiq në viti 1935 në Vjenë, ishte një ndër aktorët që përmblidhte të gjithë spektrin e literaturës evropiane të teatrit, duke filluar që nga tragjedia antike greke e deri te koha moderne. Ky libër erdhi si projekt i përbashkët i Qendrës Multimedia në Prishtinë, Shtëpisë Botuese PA dhe Traduki dhe u botua në nëntor të vitit të kaluar.
Autori i librit, Rüdiger Schaper, u lind në vitin 1959 në Worms (Rheinland-Pfalz). Autori gjerman, gazetar dhe kritik teatri, jeton dhe punon në Berlin dhe, që nga viti 1999, punon për gazetën „Tagesspiegel“, ku drejton rubrikën e fejtonit.
Ky libër u përkthye nga Feride Xh. Berisha.