Blerina Rogova Gaxha

Blerina Rogova GaxhaBlerina Rogova Gaxha, e lindur në Gjakovë më 1982, ka mbaruar studimet postdiplomike për Filologji në Universitetin e Prishtinës. Me librin e saj poetik „Gorgonë” (2009), mori çmimin e Mitingut të Poezisë për librin e vitit. Është anëtare e PEN Qendrës së Kosovës. I drejton faqet e kulturës dhe është kolumniste tek e përditshmja Zëri. Ese dhe poezi të saj janë botuar në revista gjermanofolëse dhe në Ballkan. Pjesmarrëse e Panaireve të Librit në Gjermani dhe fituese e bursës për shkrimtarë në Split të Kroacisë për vitin 2013. „Kate” është libri i saj i dytë.

Librat:

Kate