Jamarbër Marko u lind në Tiranë me 1951 në familjen e artistëve Petro e Safo Marko. Përfundoi studimet për gazetari në vitin 1974. Në dhjetor të vitit 1975 u dënua me shtatë vjet burg. E kreu një pjesë të dënimit në burgun e Spaçit të cilin e la me kusht në vitin 1978. Jamarbër Marko është autor i dy botimeve në poezi: „Rastësisht me dashje“, botimi i parë, Tiranë 1995, dhe „Pro Nobis“, Tiranë 2001. Ai vdiq me 4 shtator 2010 dhe la pas shumë dorëshkrime të pabotuara.
Librat: