Liri Lubonja

Liri Lubonja ishte partizane, historiane dhe gazetare në Shqipërinë komuniste. Ishte e martuar me Todi Lubonjën, i cili, në vitin 1973, u shkarkua nga posti i drejtorit të televizionit dhe u dënua me 15 vjet burg. Edhe i biri, Fatos Lubonja, u burgos deri në rënien e regjimit komunist. Me pjesën tjetër të familjes, Liria u internua për 17 vjet në fshatrat e rrethinës së Lezhës. Sot, 95-vjeçare, ajo jeton në Tiranë. Përveç „Larg dhe mes njerëzve. Kujtime internimi 1973-1990“ ka shkruar edhe „Kohët e reja, kujtimet e vjetra“.

Librat:
Larg dhe mes njerëzve. Kujtime internimi 1973-1990