Manjola Hazir Brahaj ka lindur në Kërrnajë të Tropojës, shkollën fillore dhe të mesme i ka mbaruar në vendlindje. Studimet e larta për Gjuhë shqipe dhe Letërsi i ka përfunduar në Universitetin e Tiranës, në Fakultetin e Historisë dhe të Filologjisë, aty ku ka mbaruar masterin shkencor për „Teori dhe kritikë letrare” dhe aktualisht vazhdon studimet për Doktoraturë.
Krijimet e saj janë vlerësuar shpesh nga kritika edhe me çmime, ku mund të përmendim çmimin Kombëtar Migjeni në 2010, me librin e saj të parë „Vajtimi i Kalipsosë” dhënë nga Ministria e Kulturës, Turizmit, Rinisë dhe Sporteve. Po kështu edhe në Kosovë çmimin „Rrahman Dedaj”.
Librat: