Max Frisch

Max Frisch

Max Frisch (© Gent Bërbatovci)

Max Rudolf Frisch (i lindur më 15 maj 1911 në Cyrih, vdiq më 4 prill 1991) ishte një shkrimtar zviceran dhe arkitekt. Me dramat e tij si „Biedermann und Brandstifter“ ose „Andorra“ dhe me tre romanet e tij të mëdhenj „Stiller“, „Homo Faber“ dhe „Mein Name sei Gantenbein“ arriti një numër të madh lexuesish dhe është përfshirë në lekturën shkollore. Ai gjithashtu botoi drama, histori të shkurtra dhe ditarë letrar. Max Frisch ishte dhe mbetet pa dyshim si njëri ndër shkrimtarët më të shquar të letërsisë moderne.

„Max Frisch është një diagnostifikues i dhimbjes së njeriut. Ky shkrimtar kurrë nuk do t’i takojë së kaluarës!“ (Marcel Reich-Ranicki)

Librat:
Unë, vetja ime dhe dikush tjetër
Ditari 1966-1971