Prozator i shquar i gjuhëve frëngjisht e rumanisht, lindur në qytetin Braila të Rumanisë, më 10/22 gusht 1884. U end për të fituar bukën e gojës si punëtor me mëditje, por edhe si gazetar e fotograf, që nga Bukureshti e Kostandinopoja, në Aleksandri, Kajro, Napoli, Paris, Gjenevë, Lozanë etj. Për shkak të vështirësive të mëdha, në vitin 1921, kur ndodhej në Nisë, u përpoq të vrasë veten. Në xhep i gjetën një letër drejtuar nobelistit francez Romain Rolland, i cili ia lexoi shkrimet dhe e mbështeti fuqishëm. Pritja që iu bë librave të tij dhe ndikimi që patën në mjediset letrare evropiane e botërore, ishin të jashtëzakonshëm. Pas peripecish e vështirësish të shumëllojshme, i sëmurë nga tuberkulozi, Istrati kthehet përfundimisht në Rumani në vitin 1933. Ndërron jetë në sanatoriumin Fillaret të Bukureshtit, më 16 prill 1935. Librat e tij janë përkthyer në mbi 30 gjuhë.
Librat:
Kira Kiralina