Zvicerani Robert Walser (1878-1956) është ndër prozatorët më të shquar të letërsisë gjermane, të ashtuquajturit „minimalistë“. Ai shkroi vjersha, tregime, romane etj. Krijimet e tija në formë proze të shkurtër u bënë karakteristikë për krijimtarinë e tij. Edhe pse vlerësohej shumë nga autorët si Christian Morgenstern, Robert Musil, Kurt Tucholsky, Franz Kafka, Walter Benjamin dhe Hermann Hesse, Robert Walser mbetet për lexuesin një kohë në harresë. Zbulohet sërish në vitet e 70-ta. Sot ai konsiderohet si një nga autorët më të rëndësishëm gjerman të shekullit të 20-të dhe ndikimi i veprës së tij mund të gjendet edhe në krijimtaritë e autorëve bashkëkohor. 23 vitet e fundit të jetës së tij i kaloi në një qendër për trajtimin e shëndetit shpirtëror. Walser vdiq në ditën e Krishtlindjeve në 1956, gjatë një shëtitjeje nëpër borë.
Librat:
Shëtitja
Proza ë vogël