Autori: Katerina Poladjan
Përkthyesja: Feride Xh. Berisha
Viti i botimit: 2022
Faqe: 220
ISBN: 978-9951-613-33-0
Përkthimi i këtij libri u mbështet nga Traduki.
1915: Një bibël e vjetër e një familie armene në bregdetin e Detit Të Zi ishte gjëja e vetme që u kishte mbetur Anahidës dhe Hrantit gjatë arratisjes. Njëqind vjet më vonë Helenes, një restaurueses së re, i ofrohet një bibël për ta restauruar. Helena futet thellë në enigmën e librit të vjetër, në Armeninë moderne dhe në një histori mërgimi, të humbjes dhe të dhimbjes, që përcillet nga brezi në brez.
Hic sunt leones ose Hic sunt dracones (Këtu janë luanët, Këtu janë dragonët) është një shprehje e njohur latine që lidhet me hartat e lashta. Shprehja përkufizon hapësira të rrezikshme, që duheshin shmangur nga ushtria apo udhëtarët e ndryshëm. Në harta, zonat përkatëse ishin të zbrazëta, ose të bardha.