Home

Ardian-Christian Kyçyku, HomeRoman

Autori: Ardian-Christian Kyçyku

Viti i botimit: 2014
Faqe: 96
ISBN: 978-9951-613-12-5

Romani „Home“ – libri qe nuk ia gjejmë as nuk ia duam fundin. Estetika e „Home“ ia kalon secilës estetikë të zgjedhur e të përdorur deri më tash për prozën. Romani „Home“ nuk ngarkohet me përshkrime prozaike, përkundrazi, detajet e romanit janë si sy që i dhurohen lexuesit për të parë brenda vetes.

Elinda Marku

Problemi i emigracionit nuk është i ri në letërsinë tonë. E reja në romanin e Kyçykut sendërtohet në zbulimin e „anës tjetër të pasqyrës“, në një këndvështrim krejt të ri të këtij problemi, në absurdin e mërgimit që njëmendëson shkëputjen e të gjitha lidhjeve me atdheun dhe humbjen e vetë atdheut, çka e mundon protagonistin e romanit dhe gjithë grupin e mërgimtarëve.

Anton Çefa

Home Çkena nuk hyn e del nga dyert e një institucioni, por nga formati i një pasaporte civile, pra nga formati i vet identitetit të tij, që ndërrohet pas vdekjes së tij nga një falsifikator dhe të vdekurin Home Çkena e mbart në shpinë një emigrant tjetër i gjallë.

Dhurata Hamzai

Home Çkena është një nga Ne. Ka pak nga të gjithë Ne. Kështu pohojnë aty nga fundi i romanit gjithë ata Ne. Home Çkena të bën për të qeshur deri sa të mos vdesësh dhe të pikëllon derisa të mos mbytesh në pikëllim. Të jesh shpikje është gjë e vyer, sepse pikërisht shpikjet na kanë shtyrë gjithnjë përpara. Më mirë të jetosh si rikujtim, se sa të mos kujtohesh pasi ke jetuar. Romani i Ardian-Christian Kyçykut është libër i vyer, sepse ka shpikjen brenda, ka atë që e presim prej kohe të na hipë në një qilim fluturues e të na çojë larg.

Hiqmet Meçaj

Ardian-Christian Kyçyku me “Home”, Literaturhaus Berlin, 4.9.2014

Interviste me Ardian-Christian Kyçykun, Zëri, 7.9.2014

Video “Home”