Roman
Autori: Gëzim Aliu
Viti i botimit: 2014Faqe: 160
ISBN: 978-9951-613-15-6
> Amazon
Romani „Katedralja pa kryq“ ndërtohet përmes dy linjave narrative. Në njërën linjë e kemi shkrimtarin që rrëfen për kryepersonazhin e romanit, piktorin Leonard Kurtin, ndërsa në vijën e dytë narrative është vetë piktori që shndërrohet në narrator, i cili përmes letrave, shënimeve e rrëfimeve të tij, shpalos botën e vet të artit, të dashurisë dhe të jetës përgjithësisht. Ky roman ka diçka të veçantë brenda vetes; është një njollë drite e dhimbjes sublime mbi vetë ekzistencën njerëzore, ku pulson melodia e përjetshme e artit.
Botimi i librit u përkrah nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit e Republikës së Kosovës
Recensionet:
“Katedralja e Gëzimit” nga Donika Dabishevci, Zëri, 20.9.2014
Recension nga Dafina Kabashi, Zëri, 13.11.2014 (PDF)
Koha, 13.11.2014 (PDF)
Emisioni “Papirus”, RTV 21 (Youtube)
Emisioni “Rubrika e librit”, TV Kohavision (Youtube)