Kujtime internimi 1973-1990
Autorja: Liri Lubonja
Viti i botimit: 2021
Faqe: 293
ISBN: 978-9951-613-30-9
Në këtë vepër autobiografike, Liri Lubonja rrëfen e përshkruan jetën në internim, në Shqipërinë komuniste. Idealiste që ballafaqohet me dënimet e të shoqit dhe të birit si ‘armiq të popullit’, privimet e përditshme, padrejtësitë, ajo megjithatë arrin të bëjë analizë të thellë objektive, pa rënë në sentimentalizëm, të shumë aspekteve të asaj jete të tmerrshme e njëkohësisht absurde. Përmes rrëfimit të saj shpërfaqen ngjarje e personazhe të ndryshme, pra Liria nuk përqendrohet vetëm në jetën e saj, por përfshin shumëçka të përjetuar atyre viteve, 1973-1990. Gjuha e autores është e qartë, e rrjedhshme, ndërkaq teknikat letrare që përdor, dëshmojnë për kulturën e saj të gjerë.
Kjo vepër është tronditëse, që e përfshin lexuesin menjëherë në rrjedhën e vet, nga e cila, kur të dalë, do të jetë shumë më i informuar për të vërtetën e diktaturës komuniste shqiptare.
Lexime në Prishtinë, Shkodër, Berlin, Tiranë
Në media:
- Rudina Xhunga, Përkthyesi i dy Lirive, Shqip/Dritare, 1.11.2022 (edhe në Dritare.net)
- Fatmira Nikolli, Përkujtohet në Tiranë Liri Lubonja, BalkanWeb, 20.10.2022
- Liri Lubonja, miq dhe familjarë përkujtojnë disidenten, Syri.TV, 20.10.2022 (edhe në Youtube)