Katërmbëdhjetë tregime
Autori: Gëzim Aliu
Viti i botimit: 2012Faqe: 88
ISBN: 978-9951-613-04-0
> Amazon
Në përmbledhjen prej 14 tregimesh ndërthuret mjeshtëria e ndërtimit të tensionit dramatik me komponentin e evidentimit të karaktereve. Depërtimi në sferat e vetëdijes së individit zhvendoset në një kontekst të gjerë sociopsikologjik. Të lexuarit e tekstit artistik në këtë libër tregimesh, brenda momenteve të caktuara përthekon kohën dhe hapësirën reale; autori përmes mjeshtërisë së të rrëfyerit u përmbahet elementeve qendrore të kontratës fiksionale. Tendenca e autorit nuk fokusohet në të shtjelluarit e të vërtetave të fundit të personazheve; autori ka ndërtuar rrëfimin artistik duke shtresuar e shkrirë në mes vete detaje kundërthënëse, situata dramatike, fshehtësi që rrijnë pezull, brishtësi figurash, delirium të instancave rrëfyese.