Paranoja

Xhemal Ahmeti, Paranoja. Roman, Prishtinë: Shtëpia Botuese PA, 2013Roman. Botimi i dytë

Autori: Xhemal Ahmeti

Viti i botimit: 2013
Faqe: 136
ISBN: 978-9951-613-06-4
> Amazon

Në kabinetin e presidentit ekzekutohet një poet. Krisma dëgjohet edhe jashtë mureve të pallatit. Nis komploti i aparatit shtetëror për ta eliminuar „dëshmitarin e vetëm“. Përderisa shërbimet sekrete përpiqen të gjejnë mënyrën më të përshtatshme për ta shuar dëshmitarin, i cili në dosjen e agjentëve avancohet deri në atentator të presidentit, ai, kryepersonazhi Martin Gera, kërkon arsyet e papërkryershmërisë së qenies, përpiqet ta rrëzojë kufirin në mes të çmendurisë dhe „normalitetit“, tregon për brutalitetin e viktimës kur i vjen radha të sundojë mbi të tjerët, luhat botëkuptimet konvencionale mbi identitetin dhe përkatësinë e njeriut të postmodernës duke e barazuar atë me një qen të pazot që fle pas kontejnerëve me hedhurina të kryeqytetit.

Rrëfimin për aftësinë dhe paaftësinë e pushteteve për të organizuar e fshehur komplotet dhe krimet e tyre, e shoqëron paralelisht meditimi filozofik (nga shumë perspektiva) mbi paranojën, e cila në njërën apo tjetrën formë është prezente në jetën e çdo njeriu.