Roman
Autori: Beqë Cufaj
Viti i botimit: 2013Faqe: 142
ISBN: 978-9951-613-03-3
> Amazon
Për shkaqe personale një Profesor gjerman vendos të lëshojë punën nga Universiteti dhe të angazhohet si bashkëpunëtor për Kombet e Bashkuara në rajone krizash duke përfunduar kështu në një vend të shkatërruar nga kriza e luftës „diku poshtë“. Detyra e tij është që të udhëheqë me sektorin e arsimit dhe rindërtimit. Mirëpo realiteti politik dhe ekonomik i vendit në të cilin ai angazhohet, situata në të cilën bashkëpunëtorët e tij e gjejnë veten në rrethanat globale të të gjitha rrafsheve ua bëjnë jetën dhe përditshmërinë aq të rëndë. Në këtë mes rrëfimi del në pah edhe kur ngjet gërshetimi i rrëfimeve mes „ndërkombëtarëve“ – Profesorit – dhe „vendorëve“ – përkthyesit të tij. Romani i Beqë Cufajt jep një shikim nga brenda të punës së ndërkombëtarëve në misione të ndryshme në rajone krizash përmes kapërthurjes dhe dështimeve, fërkimeve me vendorët dhe mungesës së njohjes së ndërsjellë, gjë kjo e cila e bën këtë libër kaq të pazakonshëm.
projekt@party është një prej ballafaqimeve të para të kohës sonë me neokolonializmin në kthetrat e globalizmit. Libri i autorit nga Kosova që bëri bujë në Europë vjen sërish në gjuhën shqipe.
Recensionet
Feride Berisha, Në mes të humburve dhe humbësve…, Koha, 18.06.2011 (botimi i parë)