Roman
Autori: Max Frisch
Përktheu nga gjermanishtja: Feride Berisha
Viti i botimit: 2014Faqe: 276
ISBN: 978-9951-613-18-7
Teo Gantenbajn luan rolin e të verbrit. Njerëzit rreth tij besojnë se s’kanë nevojë t’i frikohen vështrimit tij gjykues dhe fillojnë të zbulohen. Pikërisht verbëria e tij ia mundëson dashurinë e thellë ndaj aktores Lila dhe jetën e lumtur me të.
„Unë, vetja ime dhe dikush tjetër“ (titulli i origjinalit: „Mein Name sei Gantenbein“) është një ndër romanet më të mirë të letërsisë gjermane të shekullit 20-të. Shkrimtari zviceran Max Frisch ka krijuar një roman dashurie, ku personazhi kryesor zbërthehet në identitete të ndryshme për t’i mveshur rolet që ofron jeta.